Diecotec FAQ

sep
+ expand all

1.1 Pse është e e duhur të zgjidhet soba me peleta ?

Peletat prej druri të përdorura për ngrohjen e dhomave janë ekologjike dhe të pastra për ambientin. Ata janë të prodhuara prej drurit të recikluar të cilat normalisht do të duhej te ishin hedhur. Këta stufa kushtojnë më pak se ata të gazit, ndersa nga ana estetike,i japin një pamje tjetër shtëpisë suaj.

3.1 Si duhet ta gjej vendin e duhur për stufën?

Soben me peleta ju mund ta vendosni kudo në shtëpinë tuaj.  Por, përgjithësisht pjesa më e madhe e konsumatoreve parapelqejnë që stufa të vendoset në hapësirën shtëpiake ku familja e kalon pjesën më të madhe të ditës, gjë që mundëson një përhapje konstante të nxehtësisë edhe në hapësirat e tjera . Stufa duhet të jetë afër një prize të duhur dhe duhet të përmbushë kushtet minimale të pastërtisë midis stufës dhe materialeve që digjen. Ajrimi adekuat është esencial për funksionimin e stufës siç duhet, sigurinë e banimit,  mirëmbajtjen dhe ambientin mbrenda.  Te gjitha keto, duhet te merren parasysh me qëllim që të sigurohet një funksionim dhe shërbim normal.

3.2 A mund të përdoren peleta të tjera në vend të peletave prej druri?

Performanca e stufave tona  varet shumë nga kualiteti i peletave të cilat përdoren. Stufat tona janë të projektuara të djegin vetëm peleta prej druri. Vetëm peletat cilësore duhet të përdoren për stufat tona. Djegia e çfarëdo lloji peleti tjetër, përveç peletave prej druri, është e ndaluar dhe do ta bëjë të pavlefshëm garancionin. Stufa është e pajisur me një program i cili kujdesshëm e ushqen sistemin me karburant. Peletat nga ç’do lloj tjetër materiali përveç drurit,kërkojë program tjetër dhe nëse ne e përdorim në njësinë tonë ajo mund të shkaktojë probleme ose mbinxehje.


2.1 Si të operojmë me stufën me peleta?

Të operosh një stufë me peleta nuk është e vështire, por,  ajo është një teknologji e re që kërkon njohuri themelore. Ashtu siç ç’do njeri e di që vaji i makinës së tyre duhet të ndërohet në ç’do 5.000km , në mënyrë që të zgjasim jetën e motorit, gjithashtu të gjitha llojet e stufave me peleta kërkojnë  që tu bëhet mirëmbajtje e regullt .

2.2 Si ta startojmë dhe si ta mbyllim stufën me peleta?

Ju duhet që së pari të jeni të sigurtë që rezervuari është i mbushur me peleta dhe karburanti është duke e ushqyer enën ku digjen , pastaj shtypni butonin start (On/OFF). Nëse startimi nuk është i suksesshëm,atëhere kontrolloni me kujdes mbushjen dhe startoheni përsëri stufën.  Përpjekjet e përsëritura për të startuar stufën mund të sjellin deri tek nevoja për një kontroll dhe servisim profesional.
Mbyllja e stufës është një gjë e thjeshtë dukë e kaluar butonin tek OFF pozicioni sipas udhëzimeve. Në rast mungese të peletave, stufa  ftohet mjaftueshëm dhe të gjithë elektromotorët dhe ventilatorët pushojnë së punuari.
Problemet e performansës ndodhin më së shumti nga mirëmbajtja e lënë pas dore se sa nga përdorimi normal. Problemet të cilat lidhen me dështimet mekanike zakonisht rezultojnë me ndalimin e punës së stufës.
Mbyllja e stufës mund të shkaktohet nga rezervuari bosh, një startim jashtë procedurës ose një ndërprerje e menjëhershme e energjisë.
Stufa NUK duhet të mbyllet duke u nxjerë menjëherë nga priza . Edhe pse furnizimi me karburant ndalohet gjatë kohës kur stufa nuk ka energji, peletat vazhdojnë të digjen për disa minuta në vazhdim. Tymi dhe gazrat që dalin ngrihen duke kërkuar rrugën me më pak rezistencë. Kjo është arsyeja pse gjatë installimit të stufës është e nevojshme që të kemi tube vertikale që të sigurojmë tërheqje natyrore. Nëse bëni mbyllje të përsëritura të stufës, ju lutemi lajmërohuni për të marë këshilla nga serviserët.

2.3 Çfarë duhet të bëj kur qelqi nxihet dhe ndotet?

2.4 Kur në dritaren e stufës  duket blozë, ajo është shenjë që në sistem nuk ka ajër të mjaftueshëm. Në këtë rast, ju duhet ta regulloni kompresuesin e ajrit  dhe me pas,regulloni  ventilatorin e shkarkimit .



Pellentesque vel mi enim. Phasellus scelerisque turpis sed leo ultricies semper. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Mauris pellentesque lacinia felis nec vehicula. Nam libero sem, auctor non tempor a, lacinia nec urna.

Ut bibendum tellus ac tortor mollis elementum. Pellentesque habitant morbi tristique senectus et netus et malesuada fames ac turpis egestas. Nullam egestas quam id purus dignissim porta. Cras augue quam, suscipit at aliquam tempor, molestie nec dolor.


Njerëzit automatikisht mund të supozojnë se DIECOTEC është emëruar nga bashkimi i tre termeve : Dibra (Lokacion), ECO (Emission Control Optimization) dhe TEC (Teknologji).

Objektivi i ynë kryesor është që të jemi kompania më e mirë në rajon brenda pesë viteve të funksionimit në këtë aktivitet duke ofruar gjithmonë zgjidhjen më të mirë për nevojat e klientëve tanë dhe në këtë mënytë t’i  zmadhojmë investimet tona . Kompania jonë pëpëpërdor pajisje të veçanta dhe staf të mirëtrajnuar i cili do të jetë në gjendje të zgjedh cilësinë e prodhimit dhë të plotësojë  kërkesat e konsumatorëve.
Ne jemi të angazhuar çdo ditë për të ndërtuar dhe për të ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke qenë afër nevojave të tyre në kohë dhe dukë plotësuar pritjet e tyre . Ne jemi të përkushtuar për të ofruar produkte dhe shërbime që do të tejkalojnë pritjet e klientëve tanë, duke rezultuar në një zgjidhje të suksesshme egronomike për shkak të fizibilitetit ekonomik, pranuar shoqërisht dhe pa ndotjen e mjedisit të zonës . Kur zgjedhin një sistem familjar ngorohjeje , konsumatorët kërkojnë diçka më të rehatshme për ta përdorur, të sigurt dhe opcion për energji më pak të kushtueshme dhe nëse është e mundur të pregadit diçka në të . Kjo është mënyra , qëllimi ynë është që të krijojë përvojë më të mirë në prodhimin e stufave me biomasë dhe energji të renovueshme në mënyrë që të ofrojë klientit tonë energji më egronomike, më pak të kushtueshme dhe më të pastër. Ne do të ofrojmë praktikat më të mira evropiane dhe botërore për zgjidhje të energjisë . Në këtë mënyrë ne kujdesemi për ambient të pastër dhe të freskët, xhepin e konsumatorit tonë dhe fitimit tonë të merituar. Ju lutemi zgjidhni stufat tona me pelleta dhe do të jeni dëshmitarë të profesionalizmit tonë.

Stafi ynë

Stafi DIECOTEC do të shfrytëzojë të gjithë eksperiencën dhe diturinë e tyre për të krijuar një praktikë të suksesshme. Ne do të rrisim përvojën tonë personale, do te shfrytezojmë përvojat per te moderuar ketë kompani bashkëkohore me qëllim zhvillimin e modeleve të ndryshme te stufave me energji  te rinovueshme nga biomasa . DIECOTEC do të përqëndrohet në çdo rast individual për të gjetur dhe zhvilluar produkte  të reja të standardizuara dhe do të merret me kërkesa specifike, me produkte unike ashtu siç konsumatori do të kërkojë. Ne jemi gjithmonë në kërkim për inxhinierë me përvojë, teknikë, mjështër në punimin e metalit, shitës, personel për zyra veçanëvecanerisht ato me pasion të fortë për punë dhe aftësi  profesionale edhe gjatë orëve të gjata të punëve me stres.

Partneret tane

Partnerët tanë dhe kompanitë tek të cilat ne blejmë komponente: metal, motorë, ventilatorë, borde të kontrollit dhe komponente të tjera të cilat ne i përzgjedhim, janë të cilësisë së lartë dhe brende të njohura në tregun europian. Panelet digjitale të kontrollit të teknologjisë që ne përdorim për stufat tona me pelleta përfshijnë kontrolle dhe diagnostifikime të larta të sigurisë për të zgjatur jetën e stufës dhe rris kapacitetin e ngrohjes që lëshon ajo.

Ambientet e ndertimit

Ndërtesa  e cila tashmë është në pronësi të kompanisë sonë përfshin një lokalitet afarist i ndërtuar për prodhim dhe administrim. Ndërtesa ka një kat dhe hapësirë prej 2.000 m2, ndërkohë që hapsira përreth është 8.000 m2. Ajo përmbush të gjitha nevojat themelore të infrastrukturës dhe një rimodelim i vogël duhet të bëhet për t’i përshtatur linjat e prodhimit.

Filozofia jone dhe celesi drejt suksesit

•     Fokusimi në përmbushjen e nevojave të konsumatorëve. •     Cilësi të lartë dhe produkte me kosto të ulët. •     Ndërtim i një marëdhënie më afatgjate me konsumatorët.